E zë rryma, vdes shqiptari në Itali

11:38 | 28 June 2021

Një shqiptar ka vdekur në Savignano të Italisë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është 60-vjeçari Zaim Qoshja, i cili po rregullonte një zgjatues në shtëpinë e tij, kur dyshohet se e zuri korrenti.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Qoshja kishte emigruar drejt Italisë në vitin 1998 dhe kishte punuar si murator.

Ai ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Komento: