
PSG janë kryesuar garën për të nënshkruar Alex Sandro, kështu që Juventusi do të kërkojë Real Madridin për Marcelon.
Braziliani , Alex Sandro është në treg këtë verë, pasi shfaqjet e tij kanë rënë gjatë vitit të kaluar dhe Bianconerët kanë Leonardo Spinazzola tani të kthyer nga lëndimi, përcjell ORAinfo.

Edhe pse Manchester City, Chelsea dhe Manchester United kanë qenë gjithashtu të lidhur ngushtë me Alex Sandro, është raportuar se Paris Saint-Germain janë afër pranimit të një marrëveshje në vlerë prej 50 milion eurosh.
Nga ana tjerë, Juve po synojnë Marcelo si zëvendësimin e tij, një thashetheme që ka qarkulluar qëkur Cristiano Ronaldo arriti në Torino./ORAinfo/
