E zuri dheu në vendin e punës, vdes i riu nga Deçani

15:39 | 16 Korrik 2020

Ka vdekur një i ri në Deҫan, pasi e zuri dheu në vendin e punës.

Një i ri nga Gllongjani komuna e Deçanit, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas burimeve të Indeksonline i riu, Erion Isufaj vdiq në vendin e punës ku edhe u zu nga dheu.

Detaje për vdekjen e tij ka dhënë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ngushëlloi familjarët e Erionit.

Postimi i plotë:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj.

Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin.

BR

Komento: