E zuri lisi në mal, ky është i riu që vdiq në Podujevë

12:25 | 27 Prill 2021

Në fshatin Terrnovicë të Podujevës, dje gjatë ditës është lënduar një person derisa ishte duke prerë dru në mal. I njëjti më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 36-vjeçari, Daut Zeqiri.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë bërë edhe familjarët e tij.

NJOFTIM

me dhembje dhe pikëllim te thellë njoftojmë miqtë dhe farefisin se ka ndërruar jetë
DAUT (UKSHIN) ZEQIRI (20.07.1984-26.04.2021)

varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 27.04.2021 (e marte) ne orën 17.00 te hekurudha Podujevë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Mësohet se ai ishte zënë nga një lis derisa po prente drunjë në malet e Podujevës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 te varrezat e hekurudhës në Podujevë. /ORAinfo/

Komento: