E zuri rryma, vdes 29 vjeçarja

11:30 | 12 Gusht 2022

Një 29-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në qytetin e Durrësit, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë 29 vjeçaren S.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento: