Eden Hazard merr lajmin ‘katastrofal’

16:17 | 15 October 2020

Lojtari shumë i njohur, Eden Hazard ka marrë një lajm shumë të keq.

Ylli i Real Madrid, Eden Hazard nuk do të luajë në derbin e madh me Barcelonën javën e ardhshme, raportojnë mediet spanjolle.

Belgu vazhdon të rehabilitohet nga një dëmtim i muskujve dhe Real Madrid nuk dëshiron ta rrezikojë.

Prioriteti i klubit është rehabilitimi i plotë i Hazardit, kështu që ata do t’i japin atij kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar dhe ai nuk do të ftohet në El Clasico.

Ish-lojtari i Chelseat është duke u rikuperuar nga dëmtimi në stërvitje. Më 29 nëntor të vitit të kaluar, Hazard pësoi një dëmtim, dhe më pas ai nuk arriti të luante vazhdimisht.

Belgu shpesh vuan nga dëmtimet që nga ardhja në Real Madrid, kështu që tani Los Blancos do t’i japin atij kohë më të gjatë për rehabilitim.

Komento: