Eden Hazard – Real Madrid, ndodh befasia e madhe

12:54 | 25 Mars 2019

Lojtari belg nuk prite të largohet nga Chelsea.

Edhe pse Eden Hazard është i gatshëm që të transferohet te Real Madrid, Chelsea po refuzon ta shet atë.

Andreas Christensen ka bërë të ditur se belgu mund të qëndrojë te skuadra londineze, përkundër dëshirës së tij që të kalojë në Santiago Bernabeu.

“Ai (Eden Hazard) është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe kjo gjë tashmë dihet”, tha fillimisht Christensen, përcjell lajmi.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë me ne edhe sezonin e ri, por që në futboll mund të ndodhë gjithçka.

“Klubi e dëshiron qëndrimin e tij, andaj unë nuk mund të them më shumë rreth të ardhmes së tij.”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Chelseas.

Komento: