Janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2066 mostra të marra në gjatë 24 orëve të fundit, 20 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 197 pacientë të tjerë.
Postimi i plotë i MSH-së:
#Bashkëiadalim
05 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës.
ℹ Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.334.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!