Edhe 31 oficerë të rinj i shtohen FSK-së

16:11 | 16 February 2023

FSK-së i shtohen 31 oficerë të rinj.

Sot, Forcës së Sigurisë së Kosovës, i janë shtuar edhe 31 oficerë të rinj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë ceremonisë së diplomimit tha se oficerët e rinj janë shtylla mbi të cilën do të vazhdon ndërtimin struktural e profesional Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Teksa na ndanë vetëm një ditë nga 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës, dua të shpreh para jush krenarinë që ndjejë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për atë që ju gra e burra përfaqësoni për mua dhe gjithë popullin e Kosovës.

E kjo ndjenjë krenarie s’ka dyshim se është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore, investimit ministror në trajnimin e shkollimin e ushtarakëve dhe furnizimin me armatime, mirëpo më shumë se kaq investimin e juaj shpirtëror, gatishmërinë tuaj për t’i përkushtuar jetën atdheut, gatishmërinë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve, ngase armët, tanket nuk janë asgjë nëse nuk ka një shpirt e zemër të fortë, një karakter të qëndrueshëm e vetmohues që i drejton”, tha Mehaj gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e diplomimit.

Komento: