Edhe 8 të testuar për koronavirus në Kosovë, këto janë rezultatet

00:00 | 11 Mars 2020

Janë testuar edhe tetë persona për koronavirus në vendin tonë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë sonte ka kryer edhe testimin e 8 personave të dyshuar me koronavirus që kanë rezultuar të jenë negativ.

IKSHPK informon qytetarët e Kosovës se që nga 8 shkurti deri më sot janë testuar 75 persona të dyshuar me koronavirus që kanë rezultuar negativ.

Sonte, të tetë rastet e adresuara si tëdyshimta kanë rezultuar negative, pra sipas IKSHPK në Kosovë nuk ka koronavirus.

Kjo është komunikata e plotë:

NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS !

Komunikatë për media (e treta nga laboratori)

Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19 dhe një rast nga spitali amerikan.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Komento: