Edhe AAK-ja pranon draftin e Asociacionit, tregojnë se kur do t’i japin komentet e tyre

11:50 | 01 Dhjetor 2023
edhe-aak-ja-pranon-draftin-e-asociacionit,-tregojne-se-kur-do-t’i-japin-komentet-e-tyre


Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar se kanë pranuar një kopje në gjuhën anglezë të draft-statutit të Asociacionit nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë për Front Online se kopja u është dorëzuar dje.

Kurse, komentet për këtë dokument do t’i shpalosin pas diskutimeve në organet e partisë.

“Mund të ju konfirmoj që dje na është dorëzuar një kopje e draft-statutit të Asociaiconit, në gjuhën angleze. Ndërsa, komentet tona për këtë dokument do t’i shpalosim pas diskutimeve në organet e partisë”, ka thënë Xhemaili, për Front Online.

Front Online është në pritje të përgjigjes edhe nga Partia Demokratike e Kosovës./Front Online

Komento: