Afrona Dika së shpejti do të bëhet nuse.
Ajo dhe Blero janë ndër më të komentuarit në estradën shqiptare dhe dasma e tyre, padyshim që pritet të bëjë bujë të madhe, përcjell ORAinfo.
Për t’i kontribuar kësaj zhurme mediatike, Blero dhe Afrona nuk po ndalen së ofruari material në rrjetet sociale.
Afronën e gjejmë tejet aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku posedon me mijëra ndjekës.
Së fundi, ajo ka hapur një pyetësor në Instagram dhe në pyetjen se a ka operacione plastike, ajo ka treguar për herë të parë që është krejt natyrale./ORAinfo/