Edhe ambasadorja Çitaku reagon ndaj deklaratave të anëtarit të Nismës

09:13 | 29 Dhjetor 2019

Deklaratat e anëtarit të Nismës për Albin Kurtin ngjallën reagime të shumta në public.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të Nismës.

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate të shtunën publikoi një shkrim të çuditshëm për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, ku shkruante se lideri i VV-së, i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vr’itet”

Përmes një postimi në Facebook, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar duke e cituar Umberto Econ.

Reagimi i plotë:

Me shkas.

“Mediat sociale u japim të drejtë një numri të madh idiotësh të flasin, të cilët dikur mund të flisnin vetëm në një kafene pasi kishin pirë verë, pa e dëmtuar shoqërinë” Umberto Eco.

Komento: