‘Blutë e Londrës’ humbën 2:0 në shtëpi ndaj Brentford.
Brentford kaloi në epërsi me autogolin e Cesar Azpilicuetas, në minutën e 37’ të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve.
Edhe në 45 minutat e tjerë Brentfordi ndëshkuan Chelsean.
Në minutën e 78’ ishte Mbeumo ai që tundi rrjetën e vendasve, dhe çoi rezultatin në 2:0.
Londinezët ishin të rrezikshëm në disa raste, por nuk arritën të shënojnë.
Pas kësaj humbje Chelsea pozicionohen në vendin e 11 me 39 pikë, kurse Brentford zë pozitën e nëntë me 47 sosh.