Edhe familja e Arben Gashit infektohet me koronavirus

12:01 | 28 Qershor 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai ka thënë se bashkë me të, pozitiv kanë rezultuar edhe të gjithë anëtarët e familjes.

Njoftimi i plotë:

Të nderum miq,

Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives.

Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.

Faleminderit!

Komento: