Padisë së gruas së Bryant i bashkohen edhe familjarët e tjerë.
Legjenda e basketbollit Kobe Bryant, humbi jetën tragjikisht, pas aksidentit me helikopter në 26 janar të këtij viti.
Bashkë me të ndodheshin vajza e tij dhe 7 persona të tjetër.
Ndërkohë së fundmi, mediat amerikane raportojnë se pas bashkëshortes Kobit edhe familjet e viktimave të tjera të aksidentit të 26 janarit, kanë ngritur padi ndaj kompanisë që kishte në pronësi helikoperin e tragjedisë.
Padisë së Vanesa Brajant i janë bashkuar familjarët e trajnerit të bejsbollit Xhon Altobeli dhe ata të Kristina Mauser, ndihmësja e Kobe Bryant që stërviste skuadrën e vajzës së tij, Giannan.
Denoncimet janë paraqitur të dielën në Gykatën Superiore të Los Anxhelos. Sipas raportit paraprak shkak për aksidentin tragjik ishte udhëtimi në kushte aspak optimale, ndërkohë që familjarët kërkojnë një dëmshpërblim marramendës nga kompania që kishte në pronësi helikopterin.