Edhe Fitore Pacolli u intervistua në lidhje me grantet, konfirmon Prokuroria Speciale

15:26 | 30 Janar 2026
edhe-fitore-pacolli-u-intervistua-ne-lidhje-me-grantet,-konfirmon-prokuroria-speciale

Prokuroria Speciale ka intervistuar si të pandehur edhe deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në lidhje me grantet e Ministrisë së Bujqësisë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

Sot gjatë ditës në cilësinë e të pandehurit është intervistuar kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, në lidhje me grantet në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës sa ishte në krye të saj si ministër.

Komento: