Edhe Gjermania mbështet krijimin e Ushtrisë së Kosovë

14:47 | 14 Dhjetor 2018

Republika e Kosovës sot është bërë me ushtri.

Gjermania ka kumtuar se miratimi i ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk bën të shfrytëzohet për përshkallëzim dhune dhe ka ftuar Serbinë e Kosovën për përmbajtje.

“Kosova si shtet sovran ka të drejtë t’i formojë forcat e veta të rregullta e të armatosura e”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Rainer Breul.

Ai ka theksuar nevojën n për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe ka apeluar te të dy palët që të vetëpërmbahen.

“Miratimi i ligjeve nuk guxon të përdoret për përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë ai.

Komento: