Edhe Gjermania reagon pas “raketave ruse” në Poloni – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe Gjermania reagon pas “raketave ruse” në Poloni

22:07 | 15 Nëntor 2022

Reagon Gjermania pas “raketave ruse” në Poloni.

Gjermania ka thënë se është duke i monitoruar raportimet se raketa ruse kanë kaluar në Poloni.

Po ashtu, ka thënë se është në kontakt me Poloninë dhe me shtetet tjera anëtare të NATO-s, raporton Reuters.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, shkroi mbi këto raportime, duke thënë: “Mendimet e mia janë me Poloninë, aleatin dhe fqinjin tonë të afërt. Po e monitorojmë situatën nga afër dhe jemi në kontakt me miqtë tanë polakë dhe me aleatët e NATO-s”.

Komento: