Edhe gratë, si burrat(!) – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Edhe gratë, si burrat(!)

Shkruar nga: Shemsi Reçica

16:23 | 26 Gusht 2019

E para (Donika Kadaj-Bujupi) ishte, pothuaj, më e vendosur se vetë Haradinaj, në mbrojtjen e “kauzës kombëtare“. Pastaj, me të njëjtën frymë, me qëndrim më të fortë se AAK-ja, me një mal akuzash kundër shefit të saj, ajo aderoi egërsisht në LVV, edhe aty për ta mborjtur “kauzën kombëtare“.

Pas një kohe u kthye prapë te shefi i saj, në AAK, por tani me qëndrim tërësisht të zbutur, kundrejt shefit të saj e kundrejt “kauzës kombëtare“, megjithëqë në ndërkohë, prej largimit – deri te kthimi i saj në AAK, AAK-ja s’kishte ndryshuar aspak, të paktën jo për mirë.

Kjo tjetra (Melihate Termkolli), pothuaj si e para, në LDK ishte aq LDK sa edhe vetë dr. Rugova. Pastaj, e pakënaqur me largimin e Lidershipit të LDK-së nga parimet burimore të saj dhe nga fryma e dr. Rugovës, me një mal akuzash kundër atij lidershipi, ajo aderoi në AAK, për t’i mbrojtur aty, pra në AAK (!), frymën e dr. Rugovës dhe parimet burimore të LDK-së.

Pas një kohe u kthye prapë në “shtëpinë e vjetër“, në LDK, por tani me qëndrim tërësisht të zbutur kundrejt Lidershipit të saj, megjithëqë në ndërkohë, prej largimit – deri te kthimi i saj në LDK, LDK-ja s’kishte ndryshuar aspak, të paktën jo për mirë.

Tartari i marrtë vesh ecejaket e tyre!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!