“Edhe hajn edhe rrenc”, Leonora i reagon ashpër Nora Istrefit

08:38 | 23 Tetor 2022

Nora Istrefi u pyet në “Më lër të flas” se a i ka vjedhur këngë Leonora Jakupit.

Kohë më parë, ishte përfolur se Nora i ka marrë Leonorës këngën “A e ke ditë” pa leje duke ia “djegur”.

Në program, ajo u shpreh:

“Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Të ishte një këngë e Leonorës unë s’do ta bëja kurrë. Bëhet fjalë për këngën “A e ke ditë” e cila këngë e Flori Mumajesit. Refreni është i Florit ndërsa pjesën tjetër të këngës e kam bërë vetë. Ka qenë këngë shumë personale e imja në kohën kur është bërë dhe e kam ndjerë shumë, hala e dua si këngë”, ka thënë Nora.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Leonorës.Ajo është treguar e ashpër duke thënë “edhe hajn edhe rrenc”.

Ndryshe, Nora në intervistë u shpreh kundër raporteve të tensionuara mes vajzave në estradë, duke e lidhur këtë pjesë me feminizmin.

Komento: