Edhe Haradinaj deklarohet rreth ndërtimitë të Xhamisë në Prishtinë

18:01 | 22 Korrik 2020

Haradinaj: Asnjëherë nuk i kemi diktuar të tjerëve se si duhet të besojnë apo çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë.

Ndaj debatit të tensionuar lidhur me ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke porositur qytetarët që të bashkohen dhe të respektojnë besimet e njëri-tjetrit.

Haradinaj tha se populli shqiptar gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës vëllazërore ndërmjet besimeve të ndryshme.

“Asnjëherë nuk i kemi diktuar të tjerëve se si duhet të besojnë apo çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë. Si popull duhet të jemi krenar për besimin në Zot”.

Kreu i AAK-së ka porositur të gjitha bashkësitë fetare që t’i shërbejnë qëllimeve të përbashkët, e që janë vëllazëria e solidariteti.

“Të gjitha bashkësitë fetare duhet t’i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, vëllazërisë e solidaritetit mes nesh. Të bashkuar i kemi kaluar të gjitha sfidat që na solli historia. Ashtu duhet të vazhdojmë edhe më tutje”.

Komento: