
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se me ftesë të presidentes Vjosa Osmani ka zhvilluar një diskutim me të, mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se ka vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, të ftuar nga presidenti amerikan Donald J. Trump.
“Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim”, shkroi i pari i AAK-së.