Edhe Hungaria mbështetë sanksionet kundër Rusisë

20:12 | 26 February 2022

Edhe Hungaria ka dalë kundër Rusisë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka bërë të ditur për BBC se vendi i tij do të mbështesë plotësisht të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Orban konsiderohej më parë aleati më i fortë i Putinit në BE, shkruan BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Gjatë një vizite në kufirin lindor të Hungarisë me Ukrainën, Orban tha se të gjitha vendet evropiane, përfshirë Hungarinë, e dënojnë Rusinë.

“Nuk është koha për të qenë të zgjuar, është koha për të qenë të bashkuar. Është një luftë dhe ne duhet ta kthejmë situatën në atë para luftës dhe të rivendosim paqen”, tha ai.

Komento: