Edhe i moshuari i fundit largohet, mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda”

12:54 | 07 November 2022

Largohet edhe i moshuari i fundit, mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda”.

Nga sot është mbyllur qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Mbylljen e saj e kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj qendre, të cilët kanë thënë se janë tërhequr të gjithë të moshuarit dhe tashmë kjo qendër është e mbyllur.

Ata kanë konfirmuar shkurt mbylljen e saj, ndërsa kanë thënë se do të analizohet rastin për hapa të tjerë, nëse vendimi do të apelohet për rihapjen e saj.

Kujtojmë se javën e kaluar Ministria e Financave ka revokuar licencën për shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, pas rastit të dhunës ndaj një të moshuare nga infermieret e kësaj qendre.

“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin ‘Orenda’ në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent, ku është marrë vendim që subjektit ‘Orenda’ t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Komento: