Edhe Ismet Beqiri i ka disa fjalë para Kuvendit Zgjedhor

22:39 | 31 July 2019

LDK do ta mbaj këtë të shtune Kuvendin e saj zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, në prag të kuvendit zgjedhor të kësaj partie që mbahet të shtunën më 3 gusht ka shpërndarë një fotografi të tij nga konventa e parë që është mbajtur më 1991.

Beqiri në postimin që ka bërë në profilin e tij në Facebook ka thënë se LDK ka historinë, të sotmen dhe të ardhmen e saj, duke shtuar se ajo nuk mund të gjunjëzohet nga askush.

“Nga fjalimi im në punimet e Kuvendit të I-rë zgjedhor të LDK-së, 5 maj 1991 në lokalet e Medreses Alaudin në Prishtinë”, ka shkruar Beqiri.

Ai tutje ka thënë se LDK është aset i yni kombëtar.

“LDK ka historinë, të sotmen dhe të ardhmen e saj. Ajo as më herët as tani nuk është gjunjëzuar dhe nuk mund të gjunjëzohet nga askush, as nga brenda as nga jashtë. LDK është aset i yni kombëtar”.

Beqiri ka bërë me dije se për të LDK është mbi të gjitha, mbi çdo interes personal.

“Si Delegat i të gjitha Kuvendeve të gjerë tanishme, për mua LDK është mbi të gjitha, mbi çdo interes tonin personal. Ta ruajmë dhe zhvillojmë LDK-në”.

Komento: