Edhe Italia deklarohet për marrëveshjen Kosovë – Serbi

09:55 | 05 Mars 2019

Ambasadori italian në Beograd, Carlo lo Cascio deklarohet për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Cascio, ka thënë se Serbia mund të luajë rol për sigurimin e stabilitetit në Ballkan.

Ai duke folur në prag të vizitës së Kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte në Beograd, ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në mes të dy vendeve, investimet dhe mbështetjen për integrimin e Serbisë në BE, shkruan Tanjug, transmeton kk.

Cascio ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Beogradit është fondamentale për stabilitetin e rajonit.

Ai ka theksuar se kjo marrëveshje është topprioritet i Bashkimit Evropian për Ballkanin.

Komento: