Jakup Krasniqi mbërrin në Hagë, nis intervistimi në Dhomat e Posaçme.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, njëherësh ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për intervistim.
Krasniqi nuk ka njoftuar se në çfarë cilësie do të merret në pyetje, megjithatë, edhe pse kundër kësaj Gjykate ai kishte njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës.
Ftesa për intervistim nga Gjykat Speciale Krasniqit i erdhi një ditë pas Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj u ftua të premten e javës së kaluar, e me këtë rast ai edhe dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit.
Në njoftimin e tij për dorëheqje, Haradinaj tha se në Hagë do të shkojë si qytetar i Kosovës, e jo si kryeministër, pasi kjo do të ia rëndonte vendit gjendjen.