Për Joao Cancelo ka interesim nga Arabia Saudite pasi trajneri i Barcelonës, Xavi dhe drejtori sportiv Deco nuk pajtohen për objektivat e tyre të krahut të djathtë.
Sipas The Athletic, klubi spanjoll nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare në Manchester City për mbrojtësin e djathtë portugez.
Ndërsa Barcelona preferon huazim me një opsion blerjeje për shkak të problemeve të tyre financiare, skuadra e Premier League mbetet e vendosur vetëm për shitjen e lojtarit.
Për më tepër, ka raporte edhe përleshje në Barcelonë mes trajnerit Xavi dhe drejtorit sportiv Deco. Xavi kërkon Cancelon, kurse Deko dëshiron Ivan Fresnedan ose Juan Foyth, shkruan Goal.com
Fresneda pati një sezon mbresëlënës 2022-23 me Real Valladolid dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit e krahut më premtues në Evropë.
Ndërsa, Foyth i Villarrealit ishte pjesë e skuadrës fituese të Botërorit të Argjentinës dhe admirohet shumë edhe nga Xavi.
Midis të dyve, Fresneda mbetet një opsion i mundshëm pasi raportohet se mund të kushtojë 15.4 milionë; ndërsa klauzola e lirimit të Foyth është 42 milionë euro dhe Villarreali nuk është i gatshëm të negociojë apo të dëgjojë për asgjë më pak se kaq.