Edhe këtij politikani serb i ndalohet hyrja në Kosovë

22:19 | 20 May 2019

Një politikani tjetër serb i ndalohet hyrja në Kosovë.

Pas Marko Gjuriq, shteti i Kosovës ia ka ndaluar hyrjen kryetarit të partisë serbe ‘Dveri’, Bosko Obradoviq.

Ai kishte plan që të vinte në Kosovë të merrte pjesë në formimin e “Aleancës për Kosovë” në Graçanicë, transmeton Indeksonline.

Obradoviq e ka postuar në Tëitter vendimin ku i ndalohej hyrja. Aty shkruhej se ai paraqet rrezik për shtetin e Kosovës.

Sipas Obradoviq ky vendim nga Kosova është marrë me kërkesë të presidenti, Aleksander Vuçiq.

Kujtojmë që hyrja në Kosovë politikanit serb i ishte ndaluar edhe në vitin 2014-të

Komento: