Edhe kjo komunë e Kosovës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

20:17 | 22 Dhjetor 2020

Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende publike në Podujevë.

Komuna e Podujevës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende publike.

“Me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, sot kam nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike në territorin e Komunës së Podujevës, për periudhën 22.12.2020 deri më 03.01.2021”, ka shkruar kryetari i komunës së Podujevës.

“Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten me 100 euro”, ka shtuar ai.

Komento: