Edhe skuadra e Chelseas është futur në garë për transferimin e Philippe Coutinhos.
Mediat angleze marrin vesh se “Blues” janë të vendosur për përfaqësuesin brazilian, i cili mund t’ju kushtojë 120 milionë euro.
Barça e kishte blerë lojtarin nga Liverpooli 12 muaj më parë, por ish-futbollisti i Interit dhe Espanyolit ka dështuar ta tregojë veten në Camp Nou.
Prandaj, sa vijnë e shtohen spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga Spanja.
Krahas Chelseat, Coutinhon e do edhe Liverpooli, i cili synon ta kthejë atë në “Anfield Road”.