Edhe kjo skuadër në garë për Coutinhon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe kjo skuadër në garë për Coutinhon

13:53 | 21 Janar 2019

Edhe skuadra e Chelseas është futur në garë për transferimin e Philippe Coutinhos.

Mediat angleze marrin vesh se “Blues” janë të vendosur për përfaqësuesin brazilian, i cili mund t’ju kushtojë 120 milionë euro.

Barça e kishte blerë lojtarin nga Liverpooli 12 muaj më parë, por ish-futbollisti i Interit dhe Espanyolit ka dështuar ta tregojë veten në Camp Nou.

Prandaj, sa vijnë e shtohen spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga Spanja.

Krahas Chelseat, Coutinhon e do edhe Liverpooli, i cili synon ta kthejë atë në “Anfield Road”.

Komento: