Edhe klimat janë ato që ndihmojnë në shpërndarjen e Koronavirusit

17:59 | 12 July 2020

I lëshojmë shpesh, por klimat janë ato që ndihmojnë në shpërndarjen e Covid-19.

Duke u bazuar nga sëmundje tjera vdekjeprurëse që shpërndahen nga ajri, një ekspert I sëmundjes infective në Harvard tha se përdorimi i klimës mund të shpërndaj koronavirusin.

Edward Nardell, professor i mjekësisë dhe i shëndetësisë në Harvard tha që temperaturat e nxehta të verës mund të krijonë situata të ngjashme me ato në dimër, kur sëmundjet e frymëmarrjes kanë tendencë të rriten, duke i shtyrë njerëzit në ambiente të brendshme, transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë verës të gjithë priren që të përdorin klimat për shkak të temperaturave të larta dhe kjo ndikon në përhapjen e Covid-19.

Megjithëse transmetimi i virusit SARS-CoV-2 është kuptuar të transmetohet nëpërmes pikave të kollitjes, teshtitjes ose gjatë bisedave.

Nardell tha se janë rritur provat që të paktën disa raste të Covid-19 ndodhin përmes transmetimit të ajrit. Kjo ndodh kur grimcat e virusit të përfshira në pikat më të vogla mbesin në ajër.

Transmetimi nga ajri mendohet të ketë qenë një faktor në përhapjen e koronavirusit në Hong Kong dhe në një restorant në Wuhan, Kinë.

Komento: