Edhe kryetarë të komunave takohen me presidenten, shkak mosekzekutimi i pagave

16:37 | 03 Shtator 2022

Kryetarë të komunave takohen me presidenten, shkak mosekzekutimi i pagave.

Përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, janë takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Nga Asociacioni i Komunave, në takim kanë shkuar Sazan Ibrahimi, Agim Aliu, Imri Ahmeti, Shaqir Totaj, Bali Muharremaj dhe Sokol Haliti.

Në zyrën e Osmanit kanë shkuar edhe përfaqësues të BSPK-së.

Osmani gjithashtu ka pritur në takim edhe përfaqësues të Këshillit të prindërve dhe nxënësve derisa do të takohet edhe me kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj.

Se një ftesë e tillë u ka shkuar sindikalistëve e ka konfirmuar dje për Gazetën Online Reporteri.net, vetë Jasharaj.

Jasharaj e ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen në këtë takim.

Komento: