Edhe ky person me koronavirus pas Piolit

11:06 | 17 Nëntor 2020

Pas Piolit, pozitiv me COVID-19 del edhe asistenti i tij.

Asistenti i Stefano Piolit, Giacomo Murelli, ka rezultuar pozitiv në testimet për COVID-19 dhe nuk do të jetë në krye të detyrës në ndeshjen kundër Napolit.

Kryetrajneri i Rossonerëve doli pozitiv me coronavirus të shtunën, ndërsa klubi tash ka njoftuar që edhe ndihmësi i tij ka dalë pozitiv.

“Milani njofton se Giacomo Murelli është në izolim që nga konfirmimi të shtunës për testin pozitiv të Stefano Piolit”.

“Ai doli pozitiv në testin e realizuar të dielën, ndërsa pozitiviteti u konfirmua edhe dje (e hënë) nga testimi i dytë molekular”.

“Murelli është mirë dhe do të vazhdojë karantina e tij në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Komento: