Edhe ky shtet evropian lejon nisjen e kampionatit të futbollit

19:20 | 11 May 2020

Koronavirusi ka prekur edhe futbollin.

Një tjetër kampionat europian do të fillojë në muajin qershor. Bëhet fjalë për kampionatin norvegjez që do të nisë sezonin e ri në 16 qershor.

Qeveria e vendit skandinav ka ndezur dritën jeshile për futbollin e luajtur teksa kanë nisur edhe seancat stërvitore në grup por nuk mund të lejohen që në fushat stërvitore të jenë më shumë se 20 persona.

“ Jemi shumë të lumtur që shteti norvegjez na ka dhënë ok-in për rinisjen e futbollit. Edhe pse do të jetë një futboll ndryshe dhe pa publik, nisja e sezonit të ri do të sjellë gëzim dhe shumë entuziazëm te shumë persona”, theksoi presidenti i federatës norvegjeze të futbollit Terje Svendsen.

Komento: