Edhe Serbia preket nga koronavirusi.
Numri total i të prekurve me coronavirus në Serbi ka shkuar në katër. Vetëm dje janë konfirmuar dy raste të reja të infektuarve, kështu që numri total shkon në katër.
Nga ora 18 e ditës së djeshme e deri më sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar pesë mostra të gjakut, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv e tre tjera negative.
Kujtojmë që dje është konfirmuar rasti i dytë me coronavirus në Serbi, kësaj here bëhet fjalë për një shtetas kinez. Ai është dërguar në klinikën infektive dhe gjendja e tij aktualisht është stabile.
Telegraf.rs merr vesh se kinezi i infektuar me coronavirus punon në kompaninë kineze që prodhon telefona, kurse personi i dytë është një biznesmen.
Rasti i parë me cornavirus në Serbi ishte konfirmuar në qytetin Subotica, ku burri me inicialet I.XH. ka rezultuar pozitiv në testet e bëra.