Edhe Fatmir Limaj, i ka uruar besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit mysliman me rastin e festën se Kurban Bajramit.
Limaj ka thënë se ne këtë festë, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin uron që në çdo familje të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti.
Kreu i Nismës ka kujtuar të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës, në këtë ditë e cila njihet si ditë e sakrificës.
Urimi i plotë i Limajt:
Në vigjilje të Festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve të besimit mysliman, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua uroj festën e Kurban Bajramit.
Në këtë festë, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe mirësinë, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti.
Në këtë ditë të sakrificës, kujtojmë gjithë ata burra e gra, djem dhe vajza që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Me fat Kurban Bajrami!