Edhe Limaj uron Veselin për ditëlindje: Të bashkuar e presim lirimin tuaj

16:35 | 31 Maj 2026
edhe-limaj-uron-veselin-per-ditelindje:-te-bashkuar-e-presim-lirimin-tuaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për ditëlindje.

Limaj ka postuar disa fotografi ku shihet bashkë me Veselin gjatë kohës së luftës.

“Ju presim të bashkuar për ta festuar çlirimin e dytë të Kosovës, lirimin tuaj”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, .

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës po e kalon edhe një ditëlindje, të 59-tën, larg familjes.

Ai nga 5 nëntori i 2020-tës gjendet në Hagë ku po gjykohet tash e gati 6 vjet.

Komento: