
Janë konfirmuar edhe dy raste të reja të koronavirusit në Kosovë.
Pas konfirmimit për dy raste të reja për koronavirus, edhe Malisheva do të vendoset në karantinë.
Kjo pasi që njëri nga rastet e konfirmuara me koronavirus është një 37-vjeçare nga Bubaveci i Malishevës, shkruan lajmi.
Karantinimin e Malishevës e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.
“Si qeveri, sonte do të na duhet ta marrim vendimin për votim që edhe Malisheva të vendoset në situatën e njëjtë si Klina e Vitia. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme që prej pasluftës”, ka thënë Kurti.
Deri tash, Vitia dhe Klina janë në karantinë.