Milan fiton me 10 lojtarë kundër Sampdorias
AC Milan e ka treguar karakterin e saj të vërtetë duke fituar me rezultat 1-2 me një lojtar më pak së Sampdoria sonte në Luigi Ferraris të Gjenovës. Junior Messias (6’) dhe Olivier Giroud (67’) shënuan golat për Kuqezinjtë. Golin e vetëm për Sampdorian e shënoi Djuricic (57’)
AC Milan ia ka dalë që të kthehet nga Gjenova me 3 pikë.
Kampionët e Italisë ishin me një lojtarë më pak në pjesën e dytë të ndeshjes, por megjithatë arritën që të kthehen në shtëpi me 3 pikë.
Goli i parë erdhi shumë herët për Milanin. Rafael Leao bëri punë të mirë ku pas një depërtimi pasoi të Junior Messias i cili e mposhti në mënyrë brilante Emil Auderon për të shënuar golin e parë në minutën e gjashtë.
Sampdoria do të reagonte menjëherë me anë të Filip Djuricic në minutën e 11 e ku ai goditi shtyllën. Ishte një goditje e mirë që për fatin e Milanos nuk përfundoi në rrjetë.
Rafael Leao do të tregonte teknikën e tij për të bërë një kros të ulët në zonë e ku aty ishte Charles De Ketelaere (AC Milan) i cili edhe shënoi një gol në minutën e 21-të, por ai u anulua për shkak se ishte në pozitë jashtëloje e Leaos.
Rasti i fundit në pjesën e parë ishte ai i Olivier Giroud në minutën e 42-të por që Audero ishte krucial duke pritur goditjen e francezit.
Me të filluar pjesa e dytë, AC Milan mbeti me një lojtarë më pak.
Leao u ndëshkua me kartonin e kuq pas e kishte një të verdhë duke u përjashtuar nga lojë që në minutën e 47.
Pasi mbeti me 10 lojtarë, Sampdoria bënte presion të madh dhe pas një krosimi të bukur Tommaso Augello gjen serbin Filip Djuricic që shkëputet më së larti dhe shënon gol të bukur me kokë.
Gonzalo Villar i Sampdorias do të prekte me dorë topin pas një goditje me kokë të Giroud. Gjyqtari Michael Fabbri fillimisht nuk akordoi penallti por pasi e shikoi atë në VAR, AC Milan fitoi penallti.
Olivier Giroud ishte i qetë në ekzekutimin e kësaj penalltie duke shënuar gol në minutën e 67-të të ndeshjes nga penalltia.
Manolo Gabbiadini (Sampdoria) parti rastin më të mirë për të shënuar gol në minutën e 87-të por ishte Mike Maignan, i cili bëri dy pritje kundër dy goditjeve të këtij lojtari.
Milan me këtë fitore barazohet me Napolin me pikë, por që mbetet në vendin e dytë me 14 pikë. Sampdoria në anën tjetër është në vendin e 18 me vetëm dy pikë nga 5 xhiro të luajtura.
Pikërisht me Napolin, Milan do të luajë në San Siro javën e ardhshme, kurse Sampdoria do të këtë për kundërshtarë Spezia.