Edhe ministrja e Hotit e merr bukën “me vete”

13:52 | 16 Dhjetor 2020

Jo vetëm Hoti, edhe ministrja e tij e merr bukën “me vete”.

Ministrat e Qeverisë Hoti si duket po e ndjekin shembullin e shefit të tyre në ekzekutiv. Ata, tejet të angazhuar me sa duket mezi po gjejnë kohë për t’u ushqyer.

Është ministrja Vlora Dumoshi ajo e cila së fundmi është fotografuar duke ngrënë ushqim në veturë, shkruan Reporteri.

Gentiana Azemi, shefja e kabinetit në Ministrinë e Kulturës, sot ka bërë një postim më të pazakontë në rrjetet sociale.

Ajo ka fotografuar ministren Vlora Dumoshi, e cila ishte duke ngrënë në veturë, gjatë kohës sa ishte nisur për takime zyrtare.

“Rrugës për takime” është shkrimi i lënë në foto.

Komento: