Mirsa Kërqeli është këngëtarja shqiptare që për shumë vite ka qenë shumë aktive në muzikë.
Ajo tani është larguar nga muzika dhe nga paraqitjet publike duke iu perkushtuar vetëm familjes së saj, shkruan ORAinfo.
Mirsa është e martuar dhe ka dy fëmijë, Tiarin dhe Anën.
Në profilin e saj në Instagram, Mirsa poston fotografi të fëmijëve, ku shihet se që të dy janë rritur.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Aksidenti i sotëm, e ka tronditur edhe Mirsën, e cila gjithashtu vjen nga Gjilani.
Pak më herët ajo ngushëlloi familjen e të ndjerit dhe uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.
Ndërsa tani ajo ka bërë thirrje që të lutemi për qytetin e saj, pra për Gjilanin, aty ku edhe ndodhi aksidenti tragjik./ORAinfo/