Edhe NATO kundër taksës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe NATO kundër taksës

12:46 | 12 Shkurt 2019

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i zhgënjyer me vendosjen e taksës nga ana e Kosovës për Serbinë.

Stoltenberg, në një adresim për media në Bruksel, ka thënë se NATO është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Stoltenberg ka folur edhe për FSK-në, ku ka theksuar se pa lejen e KFOR-it, ata nuk mund të shkojnë në veri.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg.

Komento: