Edhe në 24 orët e fundit më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

15:16 | 14 Dhjetor 2020

329 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Por, edhe sot numri i të shëruarve ka qenë më i lartë se ai i të infekuarve, përcjell ORAinfo.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 555 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste./ORAinfo/

Komento: