Edhe në Beograd festohet për herë të parë pavarësia e Kosovës

16:56 | 22 Shkurt 2023

Pavarësia e Kosovës festohet për herë të parë në kryeqytetin e Serbisë.

Për herë të parë pas 15 vjetësh do të festohet mëvetësia e Republikës së Kosovës me ceremoni festive në zyrën ndërlidhëse në Beograd të Serbisë.

Klan Kosova merr vesh se kjo festë do të organizohet për 15-vjetorin e shtetësisë së Kosovës dhe festa do të nisë nga ora 17:00.

Pritja e mysafirëve do të bëhet nga shefi i kësaj zyreje, Jetish Jashari,njofton Klankosova.tv.

Ndër të ftuarit është deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit dhe personalitete të tjera.

Komento: