Edhe në Fushë Kosovë neser hapen çerdhet private

16:18 | 03 Gusht 2020

Në Fushë Kosovë çerdhet private fillojnë punën nga nesër

Çerdhet private në Komunën e Fushë Kosovës do të hapen nesër. Lajmi është konfirmuar nga Komuna e Fushë Kosovës.

“Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, njofton opinionin publik se çerdhet private mund të fillojnë punën e tyre nga dita e nesërme, duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19. Të gjitha çerdheve u dëshirojmë punë të mbarë dhe prindërve e fëmijëve shëndet”, thuhet në njoftimin.

Komento: