Edhe në Podujevë zjarr, digjet një shtëpi

15:58 | 05 Gusht 2021

Zjarr edhe në Podujevë, digjet një shtëpi.

Tash e sa ditë, malet nëpër komuna të Kosovës janë përfshirë nga zjarri.

Por, gjatë ditës së sotme zjarri ka kapluar disa fusha të komunës së Podujevës.

Si pasojë e zjarrit të madh, edhe një shtëpi e vjetër është kapluar nga flakët.

Në vendngjarje tashmë ndodhen Policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit.

Komento: