Edhe në rigjykim, ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

13:45 | 28 Korrik 2026
edhe-ne-rigjykim,-ish-polici-shaqir-lutvija-denohet-me-10-vjet-burgim-per-krime-lufte-ne-prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Shaqir Lutvija për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999.

Vendimi është marrë të martën. Lutvija, në nëntor të vitit 2025 u pat dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më pare.

Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit e trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionon policor të këtij qyteti, bashkë me persona të tjerë.

Por, Gjykata e Apelit në qershor të këtij vitit e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Komento: